



ata jetojnë. SCI krijoi një inventar të burimeve turistike në Gjirokastër dhe bazuar në ato materiale përgatiti dy itinerare të reja – destinacionet e Antigonesë dhe Peshtan. Udhërrëfyesit e Rinj gjithashtu do të promovohen duke shpërndarë informacionin e tyre në të gjitha hotelet, restorantet dhe pikat e tjera turistike në Gjirokastër.


Artpolis – Arti dhe Komuniteti nga Kosova. Ekspozita u ndoq nga më shumë se 150 njerëz të ftuar dhe qëndroi e hapur deri në fund të shkurtit 2019. Artistja e njohur shqiptare – britanike Lala Meredith Vula hapi ekspozitën me një fjalim për këtë eksperiencë që bëri bashkë 5 shtete, duke e mbyllur me ndarjen e çmimeve për fotot më të mira. SCI prodhoi 500 Kalendarë BGP me fotot më të mira nga vajzat. Edhe pse projekti mbaroi, ekspozita “Balkan Girl Power” u hap edhe në Ulqin, Mali i Zi si pjesë e Seanema Film Festival.

Gjatë Maj 2017 – Janar 2018, SCI implementoi projektin “Përmirësimi i cilësisë së jetës së grave të varfëra dhe të papunësuara dhe kontributin e tyre në familje dhe në komunitet”. Projekti u financua nga Agjencia Shqiptare për Mbështetjen e OSHC-ve (AMSHC) dhe kontribuoi në: (i) pajisjen e grave dhe vajzave me njohuri dhe aftësi që u mundësojnë atyre të ushtrojnë të drejtat e tyre; dhe (ii) të përmirësojë qasjen në shërbimet shëndetësore dhe ndihmën juridike për gratë dhe vajzat në nevojë.
(i) ka prodhuar dy broshura edukative me informacione të dobishme mbi të drejtën ligjore të grave lidhur me martesën dhe informacionin kryesor mbi çështjet e shëndetit të grave;
(ii) ka mbajtur 17 workshop-e edukative për të drejtat ligjore dhe çështjet e shëndetit të grave me pjesëmarrjen e 146 grave dhe vajzave;
(iii) organizoi 2 seminare trajnuese me 36 zyrtarë lokalë që adresojnë shqetësimet e grave dhe vajzave të varfëra dhe të papunë suara në qarkun e Gjirokastrës;
(iv) prodhoi 4 podkaste me informata të dobishme për të drejtën ligjore të grave lidhur me martesën dhe informacionin kyç për çështjet e shëndetit të grave; dhe
(v) zhvilloi një tryezë të rrumbullakët mbi “Mbështetjen e Grave të Varfra dhe të Papunësuara” me pjesëmarrjen e anëtarëve të Parlamentit që përfaqësojnë qarkun e Gjirokastrës, zyrtarë nga shtatë bashki dhe OSHC-të nga rrethi. Si një vazhdim i projektit, SCI siguroi mbështetje për disa gra të varfra dhe të papunësuara që morën pjesë në aktivitetet e projektit dhe u ndihmuan të trajtonin shqetësimet specifike.

Gjatë Maj 2017 – Dhjetor 2017, SCI ishte e angazhuar si partner i AË EN në zbatimin e projektit “Zgjerimi dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi për individët dhe grupet e cenueshme si romët, gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e trafikimit dhe dhunës dhe LGBTI “, projekt i financuar nga projekti JUST II i USAID-it.
Ekspertja ligjore e SCI, Vjollca Meçaj, ka shërbyer si udhëheqëse dhe trajnere në këto aktivitete:
- Workshop-e informative dhe edukative për grupet në disavantazh mbi të drejtat e tyre në lidhje me qasjen në drejtësi;
- Trajnimi i trajnerëve me ekspertë ligjorë që punojnë për organizatat anëtare të AWEN;
- Sesione edukative me studentët e drejtësisë në Tiranë;
- Programe në stacionet televizive lokale duke u fokusuar në qasjen në drejtësi për grupet e cenueshme.

Në shtator 2017, SCI krijoi një Grup Organizativ Ad-hoc i përbërë nga 13 OShC dhe bashkë-organizoi një protestë kundër dhunës me bazë gjinore në Shqipëri, nxitur nga numri shqetësues i ngjarjeve tragjike që rezultojnë në vrasjen e grave nga bashkëshortët apo ish-burrat e tyre . Më shumë se 300 qytetarë, anëtarë të Parlamentit, artistë dhe gazetarë morën pjesë në këtë protestë.
Në Shtator – Nëntor 2017, SCI kontribuoi në zhvillimin e rekomandimeve lidhur me buxhetin e vitit 2018 për Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të prezantuar në Ministri gjatë një seance publike.

Në Mars të vitit 2016, SCI në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe Projektit të Historisë Orale në Kosovë organizoi një seminar njëditor mbi Historinë Orale në Tiranë me pjesëmarrjen e ekspertëve të njohur ndërkombëtar si Profesor Alessandro Portelli, eksperti italian për historinë orale dhe disa ekspertë të tjerë të shquar nga Gjermania, Serbia dhe Kosova, duke përfshirë Robert Elsie, studiues i historisë, kulturës dhe gjuhës shqipe, dhe Sonia Biserko, drejtoreshë e Komitetit Serb të Helsinkit.

Në Janar të vitit 2016, SCI në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale të Shqipërisë, Zyrën e Presidentit të Kosovës dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë organizoi shfaqjen e filmit dokumentar “Thinking of you” për gratë viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të grupeve që përfaqësojnë këto gra dhe Presidenten e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.
Gjatë vitit 2016 – 2017, SCI mori pjesë në disa iniciativa nga aktorët e shoqërisë civile në Shqipëri për të rritur ndërgjegjësimin apo duke protestuar kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, përfshirë gratë dhe të drejtat e fëmijëve. Në Korrik të vitit 2016, SCI mori pjesë në mbledhjen publike nga OShC-të duke kërkuar që anëtarët e Parlamentit të miratojnë ligjin për verifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve si pjesë e raportit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri (të ashtuquajturit ‘ligj i verifikimit’). Ndërsa në dhjetor 2016, SCI ishte pjesë e një grupi të OSHC-ve që lëshuan një deklaratë publike për të kërkuar që Gjykata Kushtetuese të mbajë ‘ligjin e verifikimit’.