Në kuadër të projektit “NE”, mbështetur financiarisht nga Giz ProSEED, SCI në bashkëpunim me RTSH2 ka prodhuar 10 video-mesazhe nga përfaqësuesit e komuniteteve në nevojë apo të margjinalizuar – të varfër, emigrantë të kthyer, viktima të dhunës, etj., si një mënyrë për t’i motivuar të rinjtë duke ju rrëfyer histori suksesi nga persona që vijnë nga i njëjti komunitet. SCI synon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për nismat rinore në Shqipëri përmes fuqisë së modeleve pozitive dhe të nismave të drejtuara nga të rinjtë.

en_USEnglish