“Njerëzit për Njerëzit – Ne besojmë në muzikë” është një projekt që nisi në janar të vitit 2023 dhe do të përfundojë në muajin gusht 2023. Instituti për Kontratën Shoqërore është organizata kryesore dhe dy organizatat partnere janë: “Odjek” nga Serbia dhe “Pro Ars” nga Maqedonia e Veriut. Ky projekt synon të forcojë marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të kontribuojë në bashkëpunim të mëtejshëm në të drejtat e njeriut, lirinë artistike, angazhimin qytetar, dhe shoqëri më të paqta. Në muajin maj do të mbahen Koncertet Recitale në Tiranë dhe në Shkup, ku rreth 60 anëtarë të korit dhe 3 drejtues artistikë dhe menaxherë do të performojnë dy këngë nga vendi i tyre dhe një këngë nga vendet pjesëmarrëse.
Projekti Fuqia e Rinisë Tiranase ka për qëllim trajnimin e të rinjve në artet pamore, media, dhe artizanat, me qëllim përdorimin e këtyre aftësive si mjete për të iniciuar ndryshime dhe aktivizëm në zonën ku ata banojnë. Të rinjtë morën pjesë në seminare mbi fotografinë, prodhimin e podcasteve, filmave, si dhe në seanca trajnimi dhe mentorimi mbi aktivizmin social dhe vullnetarizmin. Ekspertët që u angazhuan në këtë projekt janë profesionistë të fushave përkatëse, me të cilët Instituti për Kontratën Shoqërore ka bashkëpunuar edhe në projekte të mëparshme.
Gjatë muajve korrik – gusht 2020, të rinjtë e projektit “Udhërrëfyesit e Rinj” në Gjirokastër, punuan për përgatitjen e dy itinerareve të reja turistike rreth qendrës arkeologjike të Antigonesë dhe vende turistike të fshatit Peshtan. Turizmi kulturor dhe natyror ka filluar të eksplorohet vitet e fundit në Shqipëri dhe ka risjellë interesin tek banorët për të promovuar kulturën, historinë, kulinarinë dhe natyrën e zonës, kështu eksplorimi i Udhërrëfyesve të Rinj për të finalizuar dy itineraret e reja u bë më i lehtë me ndihmen e banorëve të këtyre zonave dhe Prof. Iris Pojani. Instituti për Kontratën Shoqërore printoi 200 fletëpalosje me itinerare përreth Antigonesë dhe 200 fletëpalosje me itinerare të fshatit Peshtan, të cilat u shpërndanë në hotele, restorante, organizata rinore dhe në bashkinë e Gjirokastrës.
Në shtator 2020, Instituti për Kontratën Shoqërore me 20 Udhërrëfyesit e Rinj finalizoi projektin me një video promovuese në pikat kryesore të qytetit të Gjirokastrës të cilat u prezantuan nga vetë të rinjtë. Disa nga pikat ishin: Kalaja e Gjirokastrës, Obelisku, Pazari i Vjetër, Lagjia e Vjetër, Tuneli i Luftës së Ftohtë etj. Ky projekt shërbeu në promovimin e të rinjve që punojnë si guida turistike, por edhe në promovimin e qytetit të Gjirokastrës pas një periudhe të gjatë e të vështirë për turizmin, për shkak të pandemisë globale të Covid-19.
‘’NE” është një projekt i financuar nga GIZ Albania, i cili u zbatua nga Instituti për Kontratën Shoqërore në qarqet e Tiranës, Gjirokastrës, Korçës, Fierit dhe Durrësit dhe u finalizua më 30 Shtator 2020 pas një periudhe zbatimi 1 vjeçare. Pas realizimit të 10 video-mesazheve nga individë që kanë arritur të realizojnë ëndrrat e tyre në sipërmarrje të ndryshme, SCI zhvilloi në 5 qarqet trajnimin me temë “Zhvillimi i Aftësive Personale dhe Aksesi në Tregun e Punës” ku ishin të pranishëm mbi 50 të rinj. Në këto trajnime u diskutua mbi problemet që të rinjtë ndeshin në tregun e punës, rolin e aktivizmit social në formimin e tyre dhe gjithashtu u ndanë histori suksesi të sipërmarrjeve të ngritura nga vetë ata.
Instituti për Kontratën Shoqërore zbatoi projektin “Udhërrëfyesit e Rinj”, në 7 bashki të rajonit të Gjirokastrës dhe kishte si synim pasurimin e burimeve turistike të Gjirokastrës përmes angazhimit të të rinjve. Instituti për Kontratën Shoqërore zgjodhi 25 të rinj dhe i trajnoi ata për të qenë guida turistike për bashkitë / fshatrat ku ata jetojnë. Instituti për Kontratën Shoqërore krijoi një inventar të burimeve turistike në Gjirokastër dhe bazuar në ato materiale përgatiti dy itinerare të reja: destinacionet e Antigonesë dhe Peshtan. Udhërrëfyesit e Rinj gjithashtu u promovuan duke shpërndarë informacionin e tyre në të gjitha hotelet, restorantet dhe pikat e tjera turistike në Gjirokastër.
Instituti për Kontratën Shoqërore prodhoi 10 podkaste që u shpërndanë përmes radios dhe platformave në internet në një seri me titull “Nën të Njëjtin Zë” duke u përqëndruar në marrëdhëniet midis burrave dhe grave në Shqipëri, bazuar në histori të jetës reale. Qëllimi i këtij projekti ishte të theksonte rastet kur burrat dhe gratë bashkëpunojnë së bashku duke treguar shembuj të mirë për t’u ndjekur në mënyrë që të kemi një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë në të ardhmen. Këto seri gjithashtu adresojnë stereotipe të fshehura gjinore dhe promovojnë shembuj të mirë të partneriteteve të barabarta midis burrave dhe grave në jetën profesionale dhe familjare në Shqipëri.
Në shkurt të vitit 2019, Instituti për Kontratën Shoqërore organizoi në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Tiranë ekspozitën me fotografi “Balkan Girl Power”, e cila përmbylli aktivitete nën një iniciativë rajonale të ndërmarrë nga pesë organizata partnere: Instituti për Kontratën Shoqërore në Shqipëri; Këshilli Kombëtar i Rinisë i Maqedonisë së Veriut (NYCM); iACT në Mal të Zi; Organizata për promovimin e aktivizmit (OPA) në Serbi; dhe Qendra Artpolis – Arti dhe Komuniteti nga Kosova. Ekspozita u ndoq nga më shumë se 150 njerëz të ftuar dhe qëndroi e hapur deri në fund të muajit shkurt 2019. Artistja e njohur shqiptare – britanike Lala Meredith Vula hapi ekspozitën me një fjalim për këtë eksperiencë që bëri bashkë 5 shtete, duke u mbyllur me ndarjen e çmimeve për fotot më të mira. SCI prodhoi 500 Kalendarë BGP me fotot më të mira nga vajzat. Ekspozita “Balkan Girl Power” u hap edhe në Ulqin, Mali i Zi si pjesë e Seanema Film Festival.
Gjatë maj 2017 – janar 2018, Instituti për Kontratën Shoqërore implementoi projektin “Përmirësimi i cilësisë së jetës së grave të varfëra dhe të papunësuara dhe kontributin e tyre në familje dhe në komunitet”. Ky projekt u financua nga Agjencia Shqiptare për Mbështetjen e OSHC-ve (AMSHC) dhe kontribuoi në: (i) pajisjen e grave dhe vajzave me njohuri dhe aftësi që u mundësojnë atyre të ushtrojnë të drejtat e tyre; dhe (ii) të përmirësojë qasjen në shërbimet shëndetësore dhe ndihmën juridike për gratë dhe vajzat në nevojë. Projekti ka punuar me gratë dhe vajzat e papunësuara dhe në nevojë, me institucione dhe me OSHC-të në shtatë bashki të qarkut të Gjirokastrës.
Instituti për Kontratën Shoqërore:
(i) ka prodhuar dy broshura edukative me informacione të dobishme mbi të drejtën ligjore të grave lidhur me martesën dhe informacionin kryesor mbi çështjet e shëndetit të grave;
(ii) ka mbajtur 17 sesione edukative për të drejtat ligjore dhe çështjet e shëndetit të grave me pjesëmarrjen e 146 grave dhe vajzave;
(iii) organizoi 2 seminare trajnuese me 36 zyrtarë lokalë që adresojnë shqetësimet e grave dhe vajzave të papuna dhe në nevojë në qarkun e Gjirokastrës;
(iv) prodhoi 4 podcast_e me informacion të dobishëm për të drejtën ligjore të grave lidhur me martesën dhe informacionin kyç për çështjet e shëndetit të grave;
dhe
(v) zhvilloi një tryezë të rrumbullakët mbi “Mbështetjen e Grave të Papunësuara dhe në Nevojë” me pjesëmarrjen e anëtarëve të Parlamentit që përfaqësojnë qarkun e Gjirokastrës, zyrtarë nga shtatë bashki dhe OSHC-të nga rrethi i Gjirokastës.
Si një vazhdim i projektit, SCI siguroi mbështetje për disa gra të papunësuara dhe në nevojë, që morën pjesë në aktivitetet e projektit dhe u ndihmuan të trajtonin shqetësimet specifike.
Gjatë maj 2017 – dhjetor 2017, Instituti për Kontratën Shoqërore u angazhua si partner i AWEN në zbatimin e projektit “Zgjerimi dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi për individët dhe grupet e cenueshme si komuniteti rom, gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e trafikimit dhe dhunës dhe LGBTIQ+ “. Ky projekt u financua nga programi JUST II i USAID-it.
Ekspertja ligjore e Institutit për Kontratën Shoqërore, Vjollca Meçaj, shërbeu si udhëheqëse dhe trajnere në këto aktivitete:
- Sesione informative dhe edukative për grupet në disavantazh mbi të drejtat e tyre në lidhje me qasjen në drejtësi;
- Trajnimi i trajnerëve me ekspertë ligjorë që punojnë për organizatat anëtare të AWEN;
- Sesione edukative me studentët e drejtësisë në Tiranë;
- Programe në stacionet televizive lokale duke u fokusuar në qasjen në drejtësi për grupet e cenueshme.
Në shtator 2017, Instituti për Kontratën Shoqërore krijoi një Grup Organizativ Ad-hoc i përbërë nga 13 OShC dhe bashkë-organizoi një protestë kundër dhunës me bazë gjinore në Shqipëri, nxitur nga numri shqetësues i ngjarjeve tragjike që rezultojnë në vrasjen e grave nga bashkëshortët apo ish-bashkëjetuesit e tyre. Më shumë se 300 qytetarë, anëtarë të Parlamentit, artistë dhe gazetarë morën pjesë në këtë protestë.
Në shtator – nëntor 2017, Instituti për Kontratën Shoqërore kontribuoi në zhvillimin e rekomandimeve lidhur me buxhetin e vitit 2018 për Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit, si dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të prezantuar në Ministri gjatë një dëgjese publike.
Në mars të vitit 2016, Instituti për Kontratën Shoqërore në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe Projektit të Historisë Orale në Kosovë organizoi një seminar një-ditor mbi Historinë Orale në Tiranë me pjesëmarrjen e ekspertëve të njohur ndërkombëtar si Profesor Alessandro Portelli, ekspert italian për historinë orale dhe disa ekspertë të tjerë të shquar nga Gjermania, Serbia dhe Kosova, duke përfshirë Robert Elsie, studiues i historisë, kulturës dhe gjuhës shqipe, dhe Sonia Biserko, drejtoreshë e Komitetit Serb të Helsinkit.
Në janar të vitit 2016, Instituti për Kontratën Shoqërore në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale të Shqipërisë, Zyrën e Presidentit të Kosovës dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë organizoi shfaqjen e filmit dokumentar “Thinking of you” për gratë viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të grupeve që përfaqësojnë këto gra dhe Presidenten e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.
Gjatë vitit 2016 – 2017, Instituti për Kontratën Shoqërore mori pjesë në disa iniciativa nga aktorët e shoqërisë civile në Shqipëri për të rritur ndërgjegjësimin apo duke protestuar kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, përfshirë gratë dhe të drejtat e fëmijëve. Në Korrik të vitit 2016, Instituti për Kontratën Shoqërore mori pjesë në mbledhjen publike nga OShC-të duke kërkuar që anëtarët e Parlamentit të miratojnë ligjin për verifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve si pjesë e raportit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri (të ashtuquajturit ‘ligj i verifikimit’). Ndërsa në dhjetor 2016, Instituti për Kontratën Shoqërore ishte pjesë e një grupi të OSHC-ve që lëshuan një deklaratë publike për të kërkuar që Gjykata Kushtetuese të mbajë ‘ligjin e verifikimit’.