Në Shtator 2019, SCI nisi zbatimin e projektit “Dënime Alternative - Alternativa për një jetë më të mirë”, i mbështetur financiarisht nga Ambasada Hollandeze pjesë e programit MATRA - Sundimi i Ligjit. SCI inicioi këtë projekt si vazhdim të projektit “ Përmirësimi i Dhënies dhe Zbatimit të Dënimeve Alternative “, i mbështetur dhe i financuar nga BE. SCI identifikoi disa shqetësime në lidhje me zbatimin e kornizës ekzistuese ligjore të Shërbimeve të Provës në Shqipëri. Ky projekt synon t’u japë palëve të interesuara një libër reference (Manual) për zbatimin e duhur të ligjit, dhe t’i pajis ata me njohuri dhe aftësi për një zbatim më efektiv të kornizës ligjore shqiptare.
SCI do të prodhojë 10 podkaste që do të shpërndahen përmes radios dhe platformave në internet në një seri me titull “Nën të Njëjtin Zë” duke u përqëndruar në marrëdhëniet midis burrave dhe grave në Shqipëri, bazuar në histori të jetës reale. Qëllimi i këtij projekti është të theksojë rastet kur burrat dhe gratë bashkëpunojnë së bashku duke treguar shembuj të mirë për t’u ndjekur në mënyrë që të kemi një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë në të ardhmen. Këto seri gjithashtu adresojnë stereotipe të fshehura gjinore dhe promovojnë shembuj të mirë të partneriteteve të barabarta midis burrave dhe grave në jetën profesionale dhe familjare në Shqipëri.
SCI nisi zbatimin e projektit “Udhërrë­fyesit e Rinj”, në 7 bashki të rajonit të Gjirokastrës dhe synon të pasurojë burimet turistike të Gjirokastrës përmes angazhimit të të rinjve. SCI do të zgjedhë 25 të rinj dhe do t’i trajnojë ata të jenë guida turistike për bashkitë / fshatrat ku ata jetojnë. SCI do te krijoje një inventar të buri­meve turistike në Gjirokastër dhe bazuar në ato materiale do te përgatise dy itinerare të reja - destinacionet e Antigonesë dhe Peshtan. Udhërrëfyesit e Rinj gjithashtu do të promovohen duke shpërndarë in­formacionin e tyre në të gjitha hotelet, restorantet dhe pikat e tjera turistike në Gjirokastër.
Ky projekt synon të krijojë një mjedis më të favorshëm për iniciativat rinore në Shqipëri, përmes fuqisë së modeleve pozitive dhe fuqisë së nismave të drejtu­ara nga të rinjtë. Do të zbatohet në ra­jonin e Tiranës, Korçës, Gjirokaster, Fier dhe Durrës. SCI do të prodhojë 10 video-mesazhe nga përfaqësuesit e ko­muniteteve në nevojë, si një mënyrë për t’i motivuar ato duke treguar histori suk­sesi nga persona që vijnë nga i njëjti grup i synuar. Gjithashtu grupi i synuar është shumë i larmishëm, përbërë nga per­sonat me aftësi të kufizuara, migrantët e kthyer, pakicat, gratë, etj.
Projekti “Të Rinjtë në Bujqësia” do të implementohet në Tiranë, Shijak dhe Lushnje. Ky projekt synon të rrisë përfshirjen e të rinjve në sektorin e bujqësisë duke i trajnuar ata në rritjen e aftësive të tyre për të hyrë në tregun e punës në bujqësi. 50 të rinj që do të përzgjidhen do të përfitojnë një sërë aftësish dhe njohurish në lidhje me mundësinë e punësimit, vetë-punësimit dhe gjithashtu do të trajnohen për mënyrën e krijimit të një biznesi të ri në bujqësi. 20 të rinj do të jenë pjesë e një praktike një mujore pranë bizneseve bujqësore, duke u ofruar atyre një shans për të patur një praktikë dhe duke i këshilluar ata si të përfshihen në biznesin e bujqësisë si të punësuar ose të fillojnë biznesin e tyre.
en_USEnglish