Buletini #4

Instituti për Kontratën Shoqërore (SCI)

Buletini #4

Korrik – Dhjetor 2020

 

I. VEPRIMTARI TË SCI

Udhërrëfyesit e Rinj

Gjatë muajve korrik – gusht 2020, të rinjtë e projektit “Udhërrëfyesit e Rinj” në Gjirokastër, punuan për përgatitjen e dy itinerareve të reja turistike rreth qendrës arkeologjike të Antigonesë dhe atraksione turistike të fshatit Peshtan. Turizmi kulturor dhe natyror ka filluar të eksplorohet vitet e fundit në Shqipëri dhe ka risjellë interesin tek banorët për të promovuar kulturën, historinë, kulinarinë dhe natyrën e zonës, kështu eksplorimi i Udhërrëfyesve të Rinj për të finalizuar dy itineraret e reja u bë më i lehtë me ndihmen e banorëve të këtyre zonave dhe Prof. Iris Pojani. SCI printoi 200 fletëpalosje me itinerare përreth Antigonesë dhe 200 fletëpalosje me itinerare të fshatit Peshtan, të cilat u shpërndanë në hotele, restorante, organizata rinore dhe në bashkinë e Gjirokastrës. Gjithashtu, u postuan në faqen e web të SCI dhe në facebook ku arritën mbi 1085 klikime. Në shtator 2020, SCI me 20 Udhërrëfyesit e Rinj  finalizuan projektin me një video promovuese në pikat kryesore të qytetit të Gjirokastrës të cilat u prezantuan nga vetë të rinjtë. Disa nga pikat ishin: kalaja e Gjirokastrës, Obelisku, Pazari i Vjetër, Lagjia e Vjetër, Tuneli i Luftës së Ftohtë etj. Kjo video u shikua nga 27,659 njerëz në Facebook dhe u nda nga të tjerët 113 herë. Ky projekt, shërbeu në promovimin e të rinjve që punojnë si guida turistike por edhe në promovimin e qytetit të Gjirokastrës në kohë pandemie, ku turizmi nuk është njësoj i zhvilluar.

NE

‘’NE” është një projekt i financuar nga GIZ Albania, i cili u zbatua nga SCI në qarqet e Tiranës, Gjirokastrës, Korccës, Fierit dhe Durrësit dhe u finalizua me 30 shtator 2020 pas një periudhe implementimi 1 vjeccare. Pas realizimit të 10 video-mesazheve nga individë që kanë arritur të realizojnë ëndrrat e tyre në sipërmarrje të ndryshme, SCI zhvilloi në 5 qarqet trajnimin me temë “Zhvillimi i Aftësive Personale dhe Aksesi në Tregun e Punës” ku ishin të pranishëm mbi 50 të rinj. Në këto trajnime u diskutua mbi problemet që të rinjtë ndeshin në tregun e punës, rolin e aktivizmit social në formimin e tyre dhe gjithashtu u ndanë histori suksesi të sipërmarrjeve të ngritura nga vetë ata. Në shtator 2020, u organizua një konkurs ide ku vajzat dhe djemtë pjesëmarrës në projekt aplikuan me idetë që kishin mbi krijimin e një start-up; ndër to një qendër rinore, qendër ku fëmijët mund të mësojnë pas shkolle, ndërtimi i një dyqani ku fermerët mund të shesin prodhimet e tyre dhe t’i tregtojnë në qytete të tjera, etj. Ky projekt u finalizua me 30 shtator 2020 por SCI do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë me eksperizë në rast se do të aplikojnë më idenë e tyre në krijimin e një start-up.

Të Rinjtë në Bujqësi

Gjatë muajve gusht-shtator, SCI organizoi trajnime në Tiranë, Shijak, Lushnje në kuadër të projektit “Të rinjtë në bujqësi”, financuar nga GIZ Albania. 50 të rinj e të reja përfituan një sërë aftësish dhe njohurish në krijimin e një biznesi në fushën e bujqësisë. Gjithashtu, ata patën rastin të vizitonin disa agro- biznese në Fushë-Prezë, Thumanë dhe në Lushnje me qëllim njohjen nga afër tregun e punës dhe krijimin e kontakteve me njerëz të cilët kanë investuar në fushën e bujqësisë në këto zona. Ky projekt u finalizua me sukses në 31 tetor 2020.

Alternativat e dënimit – Alternativa për një jetë më të mirë

 Për projektin MATRA-Sundimi i Ligjit, ekspertët finalizuan Manualin mbi Dënimet Alternative (https://issuu.com/home/published/manual_mbi_denimet_alternative_ne_republiken_e_shq) duke prodhuar një material analitik dhe një udhëzues për të gjithë aktorët e përfshirë në vendimmarrje dhe proceset administrative në lidhje me dënimet alternative. Ky dokument do të shërbejë gjithashtu si bazë për fazën e dytë të projektit që konsiston në organizimin e trajnimeve me gjyqtarët, prokurorët, avokatët, oficerët e Shërbimit të Provës, etj. Trajnimet do të organizohen gjatë janar-shkurt 2021 në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën e Magjistraturës, Shkollën e Avokatisë dhe Shërbimit të Provës në Shqipëri.

Grimca

Më 25 nëntor 2020, SCI ndërmori një iniciativë të titulluar “Grimca”. “Grimca” është një seri bisedash online, ku trajtohen tema të ndryshme me personazhe të njohur e të panjohur dhe me një audiencë interaktive. Qëllimi i kësaj iniciative është të ndihmojë në një kuptim më të mirë të diversitetit, në mënyrë që të krijojmë komunitete më gjithëpërfshirëse dhe kohezive përtej dallimeve kulturore, fetare, sociale dhe etnike duke sfiduar paragjykimet, stereotipet dhe diskriminimin. Prezantimi i kësaj nisme u organizua pikërisht me datë 25 nëntor, pasi është Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave. Në këtë seri të parë të “Grimca” ishte e ftuar si folëse Ina Kasimati, e cila ndau me ne historinë e saj dhe rrugëtimin e guximshëm për të dalë nga cikli i dhunës. Në kuadër të ditëve të aktivizmit kundër dhunës, i ftuari i dytë ishte Bledar Zeneli,  i cili në profesion është Psikoterapist dhe aktualisht punon si Këshillues në Linjën e Këshillimit për Burra e Djem. Bledari na ofroi një qasje ndryshe të dhunës duke analizuar se cfarë ndodh në psikikën e një dhunuesi. Mbi 20 persona ishin pjesë e bisedës që u zhvillua në Zoom, të cilët diskutuan dhe ndanë lirisht mendimet dhe pyetjet e tyre. Kjo iniciativë është përkrahur me interes nga publiku, duke arritur mbi 3000 njerëz të cilët kanë parë seritë nw Facebook, duke zgjeruar kështu audiencën e SCI. Për të ndjekur seritë e zhvilluara derimë tani në “Grimca” dhe për t’u informuar mbi të ftuarit e ardhshëm, ju ftojmë në faqen tonë në Facebook: https://www.facebook.com/507859479395785/videos/109189790962206 dhe në Instagram si Social Contract Institute.

BULETINI #3

Janar – Qershor 2020

Të dashur miq e kolegë,

Dëshiroj t’ju prezantoj me buletinin e tretë të Institutit për Kontratën Shoqërore (SCI). Gjatë kësaj periudhe SCI ndërmori një seri nismash të rëndësishme që synojnë të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, në zgjerimin e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, si dhe përfshirjen e perspektivës gjinore në media, duke zgjeruar kështu jo vetëm rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe organizatave partnere, por edhe gamën e përfituesve direktë dhe indirektë.

Në muajin mars, vendi u përball me pandeminë globale shkaktuar nga virusi Covid-19, ku e vetmja mënyrë për tu ndjerë i sigurt ishte respektimi i masave të distancimit fizik dhe qëndrimi në karantinë. Për këtë arsye, gjatë muajve mars-prill, SCI u detyrua të vijojë veprimtarinë e saj online dhe të përshtasë aktivitetet në platformat virtuale (ZOOM, GoogleMeet, Skype, etc.). Më poshtë do të njiheni me të rejat e fundit nga puna jonë gjatë periudhës janar-qershor 2020.

Përshëndetje,

Olda Ceta

Drejtore Ekzekutive 

 

I. VEPRIMTARI TË SCI

Në të njëjtin Zë

Gjatë muajve janar- shkurt 2020, SCI finalizoi 10 podkaste nën serinë “Në të njëjtin Zë”, mbështetur financiarisht nga Instituti Menaxhimit Lindje- Perëndim me fonde të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shqipëri. Më 8 mars 2020, në kuadër të ditës së gruas, SCI lancoi këto podkaste në website, në faqen zyrtare në Facebook dhe në platformën SoundCloud. Këto seri podkastesh rrëfejnë histori të bashkëpunimit të burrave dhe grave në jetën personale dhe profesionale me qëllim promovimin e përpjekjeve për një shoqëri të drejtë e te barabarte. Në këtë link: https://socialcontractinstitute.org/sq/ne-te-njejtin-ze/ do të mund të dëgjoni 10 podkastet dhe historitë e disa personazheve si; Suela Bako dhe Romir Zalla, Fjodora Fjora, Anisa Ymeri dhe Mentor Kikia, Brikena Metaj, etj. Për të arritur një audiencë më të gjerë, SCI vendosi t’i transmetojë podkastet edhe në Radion Kombëtare “Radio Tirana” (99.5 MHz) dhe në “Club FM” (100.4 MHz). Postimet e podkasteve në rrjetet sociale të SCI kanë arritur një audiencë prej 13, 163 personash dhe në SoundCloud janë dëgjuar 419 herë dhe shkarkuar 36 herë, duke e finalizuar këtë projekt me sukses.

 

Udhërrëfyesit e Rinj

Në janar 2020, SCI në bashkëpunim me Qendrën Iso në Gjirokastër, shpallën në faqen e Facebook një thirrje për shprehje interesi për të rekrutuar të rinj pjesë e projektit “Udhërrëfyesit e Rinj”. Mbi 50 të rinj e të reja shfaqën interesin e tyre duke aplikuar në këtë thirrje dhe më 11 shkurt stafi i projektit dhe ekspertja Prof. Iris Pojani zhvilluan intervista për të përzgjedhur 25 djem e vajza të cilët përmbushnin kriteret e projektit. Më 18 shkurt, SCI organizoi trajnimin e parë me temë: “Trashëgimia kulturore dhe burimet turistike në qarkun Gjirokastër”, drejtuar nga Prof. Iris Pojani. Në trajnim ishin të pranishëm 27 të rinj e të reja nga mosha 19-30 vjeç, të cilët ndanë eksperiencat e tyre si guida turistike dhe morën informacione mbi zhvillimet arkeologjike dhe destinacione potenciale turistike në Gjirokastër. Në sesionin e dytë të trajnimit ishte e ftuar Joanna Velazquez nga Detroit, Michigan. Joanna punon si organizatore e komunitetit në qytetin ku jeton dhe ndau eksperiencën e saj me të rinjtë, duke treguar impaktin që secili prej nesh ka në komunitet dhe fuqinë për të sjellë ndryshimin duke kontribuar. Pjesëmarrësit në trajnim u frymëzuan nga eksperienca e Joanna-s dhe shkëmbyen ide për ndryshimet që ata duan të shohin në Gjirokastër dhe rolin që luan komuniteti. Pas trajnimit, stafi i SCI organizoi një vizitë tek Muzeu i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër, ku njëra nga pjesëmarrëset u tregua e gatshme të ishte udhërrëfyese, nisur edhe nga eksperianca e mëparshme në këtë muze. Me 22 qershor u organizua trajnimi i dytë mbi aftësitë komunikuese, drejtuar nga Dr. Iris Luarasi. Trajnimi u zhvillua në ambjentet e Universitetit “Eqrem Çabej”, duke zbatuar rregullat e distancimit fizik për shkak të virusit Covid-19. Të rinjtë pjesëmarrës mësuan më shumë mbi komunikimin dhe etikën që duhet pasur parasysh në guida. Pas trajnimit, “Udhërrëfyesit e Rinj” u pajisën me çertifikata pjesëmarrje në trajnimet e këtij projekti. Ndërkohë, SCI vazhdon përgatitjen e dy itinerareve të reja turistike – destinacionet rreth qendrës arkeologjike të Antigonesë dhe atraksione turistike të fshatit Peshtan.

 

NE

Në muajin mars, SCI finalizoi 10 video-mesazhe në kuadër të projektit “Ne”, mbështetur financiarisht nga GIZ-ProSEED. Këto video shërbejnë për të motivuar të rinjtë që i përkasin komuniteteve në nevojë apo të margjinalizuara si të varfër, emigrantë të kthyer, viktima të dhunës etj. Videot u realizuan me bashkëpunimin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH2) dhe transmetohen cdo të shtunë tek emisioni me të njëjtin titull. Këto histori suksesi tregojnë rrugëtimin frymëzues të individëve që kanë arritur të realizojnë ëndrrat e tyre pavarësisht sfidafe që iu ka paraqitur jeta. Videot e prodhuara nga ky projekt mund t’i ndiqni në website-n e SCI: https://socialcontractinstitute.org/sq/video-2/ ose në youtube: https://www.youtube.com/playlist?list=PLqJ-ëëvm73mf26vUY_FDgË6_3FaLBQ5kë. Ky projekt po zbatohet në qarkun e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Fierit dhe Durrësit dhe synon të pajisë të rinjtë me aftësi praktike që i ndihmojnë ata të jetojnë një jetë të pavarur.

 

Të Rinjtë në Bujqësi

Në kuadër të projektit “Të Rinjtë në Bujqësi”, SCI ka përzgjedhur 50 të rinj e të reja nga Tirana, Durrësi dhe Lushnja të cilët do të përfitojnë një sërë njohurish në sektorin e bujqësisë. Gjatë muajve janar-mars, SCI zhvilloi takime informuese me te rinjte mbi zhvillimin e aktiviteteve dhe mënyrën si do të organizohet praktika në bizneset bujqësore. SCI lidhi marrëveshje me 20 bizneset bujqësore në zona të ndryshme të Shqipërisë për t’i dhënë mundësi të rinjve të ndjekin nga afër punën e një biznesi, si dhe për të marrë eksperiencë praktike. Ndërkohë, stafi i projektit ka përgatitur modulet e trajnimeve për të zhvilluar aktivitetet trajnuese. Ky projekt mbështetet financiarisht nga GIZ SRD dhe përfundon në tetor 2020.

 

Dënimet Alternative- Alternativë për një jetë më të mirë

Link: Manual-mbi-Denimet-Alternative-ne-Republiken-e-Shqiperise

Projekti “Dënimet Alternative- Alternativë për një jetë më të mirë” i financuar nga programi “MATRA– Sundimi i Ligjit” i Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri është një projekt që po zbatohet ne nivel kombëtar ku janë të përfshirë gjykatat, prokuroritë dhe Zyrat Vendore të Shërbimit të Provës në 22 rajone, 6 Gjykatat e Apelit, 61 bashkitë e RSH (jo vetëm punonjësit e zyrave të qeverisjes vendore por edhe përfaqësuesit e OSHC-ve lokale)  . Në janar 2020 përfundoi vlerësimi i 766 çështjeve gjyqësore të vitit 2018 dhe 2019 (apel) për rrethet gjyqësore Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë. Në qershor 2020 përfundoi Manuali mbi Dënimet Alternative në Republikën e Shqipërisë, manual që do t’i shërbejë të gjithë aktorëve në proces. Faza e dytë e projektit vijon me trajnimet në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, Shkollën e Avokatisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, institucione të qeverisjes vendore dhe OJF lokale.

 

II. Aktivitete të Tjera

  • Qeveria e Shqipërisë në vijimësi të realizimit të masave të parashikuara në Udhërrëfyesin për Shoqerinë Civile, miratuar me Vendimin Nr. 539 datë 25.07.2019 “Për Miratimin e Udhërrëfyesit për Politikën Qeverisëse drejt një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile” është angazhuar në përmirësimin e kuadrit ligjor për regjistrimin e OJF-ve. Ministria e Drejtësisë si institucioni përgjegjës në grupin ndërinstitucional të punës ka hartuar Projektligjin “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”, i cili synon minimizim të procesit të regjistrimit të organizatave jofitimprurëse por edhe sigurimin e transparencës lidhur me funksionimin e tyre, veprimtarinë dhe objektin e tyre. SCI është pjesë e grupit të konsultimeve të projektligjit.

 

  • Më 4 qershor, SCI ju bashkua protestës së organizuar kundër abuzimit seksual me të mitur që erdhi si revoltë e shoqërisë kundrejt ngjarjes së ndodhur në një shkollë të Tiranës ku viktimë ishte një vajzë 15 vjeçare, ndërsa abuzuesi një 65 vjeçar, i cili punonte si roje në shkollën ku studionte vajza. Protesta mblodhi mijëra vetë, midis tyre fëmijë e të moshuar të cilët marshuan duke shfaqur reagimin e tyre me mesazhe në pankarta. Gjithashtu, në qytetin e Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Korccës etj., u organizuan protesta për të njëjtën kauzë me qëllim krijimin e një regjistri publik për profilet e abuzuesve, në mënyrë që të identifikohen lehtësisht.
  • SCI është pjesë e grupit të punës për zhillimin e Kodit të Standardeve për OSHC-të, iniciativë e ndërmarrë nga Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërine Civile në Shqipëri (NRC) dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Gjatë periudhës prill-qershor janë organizuar 4 takime me përfaqësues të organizatave, me qëllim diskutimin, krijimin dhe vendosjen e një mekanizmi vetë-rregullues për sektorin, me qëllim rritjen e standardit të funksionimit të OShCve, cilësinë e veprimtarisë së tyre dhe rritjen e transparences.Më 16 qershor, SCI mori pjesë në fokus grupin e zhvilluar online mbi zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Agjendës Digjitale organizuar nga Lëvizja MJAFT!. Zhvillimi i Agjendës Digjitale (AD) mundëson zhvillimin e aftësive të qytetarëve në përdorimin e shërbimeve qeveritare, të aksesueshme online, pa dyshuar në ruajtjen e të dhënave personale. Ky projekt synon të rrisë përfshirjen e shoqërisë civile në promovimin dhe zbatimin e kësaj agjende në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

  • Më 23 qershor, SCI ishte pjesë e webinar-it “Cfarë do të thotë fillimi i bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? ” organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert me pjesëmarrjen e Z.Michael Roth, deputet, Ministër i Shtetit për Evropën, Gjermani; Z. Gent Cakaj, Ushtrues i Detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Shqipëri dhe Z.Nikola Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e SCI dhe për t’u angazhuar në veprimtaritë tona, mund të klikoni në faqen tonë: https://socialcontractinstitute.org.

 

 

 

 

 

Për pyetje e sugjerime, si dhe për t’u përfshirë në listën e shpërndarjes së Buletinit të SCI, ju lutem, na shkruani në adresën info@socialcontractinstitute.org  ose në socialcontractinstitute@gmail.com.

 

 

 

 

 

 

Newsletter #2

July – December 2019

Dear friends and colleagues,

I am pleased to present the second issue of Social Contract Institute (SCI) newsletter. Through this newsletter we want to share with you a series of important initiatives that SCI undertook during these months that contribute to strengthen the rule of law, expand civic participation in decision making and also pay special attention to sustainable development in Albania and the region. Here we will also provide information on opportunities, mechanisms and resources of interest to citizens and civil society organizations in Albania.

We hope that this newsletter will serve as a way for SCI to interact with citizens, with other civil society organizations, as well as with public institutions and other political, economic and social actors. We welcome your suggestions for this newsletter as well as SCI’s work activity (you can write to us at the addresses listed at the bottom of this newsletter).

Greetings,

Olda Ceta

Executive Director


Rule of Law

ALTERNATIVE SENTENCES – ALTERNATIVE FOR A BETTER LIFE

On September 2019, SCI started the implementation of the project Alternative Sentences- Alternative for a Better Life, financially supported by the Netherlands Embassy as part of the MATRA – Rule of Law program. SCI initiated this project as a follow up of the project Improved Awarding and Implementation of Alternative Sentences, supported by and EU-funded program. Alternative Sentences- Alternative for a Better Life aims to improve the award and implementation of alternative sentences in Albania by drafting a practical manual on implementations of PBS law,  training judges & prosecutors – in collaboration with the School of Magistrates; lawyers in collaboration with the School of Advocacy, training Pbs in close collaboration with the National Probation Service Directorate; and also to give to the relevant stakeholders a reference book (Manual) for a proper implementation of the law, and equip them with knowledge and skills for a more effective practical implementation of the Albanian legal framework.


Civic Engagement

TALKING ABOUT MEN AND WOMEN

Gender discrimination is prejudice or discrimination based on a person’s sex or gender and is especially defined in terms of workplace inequality. In Albania, there are segments of the society where men and women, boys and girls, engage in equal partnerships in professional and private lives, but unfortunately their realities and their work are not widely recognized. When we talk about gender equality, we are usually focused in highlighting the examples of women victims of violence, by putting them in a defensive role and talking about how to empower them.

Even the media reporting is mainly focused in violation of women’s rights and gender-based discrimination primarily. On the other hand, the best international practices have shown that we shouldn’t frame gender issues only as women’s issues, but we have to emphasize the role that both men and women play in the family, at work, or at society at large. In June 2019, SCI started the implementation of “Talking about men and women” project whose aim is to highlight the cases where men and women cooperate together by showing good examples to be followed by men and women in Albania and especially by boys and girls in order to have a fair and  equal society in the future. SCI will produce 10 podcasts that will be distributed through the National Public Radio “Radio Tirana” and online platforms, in a series entitled “Talking About Men and Women” focusing on relationships between men and women in Albania, based on real life stories. This initiative will promote change by providing good examples and role models on gender balanced partnerships who advance progressive causes. This project is funded by East West Management Institute (EWMI).


YOUNG GUIDES

On October 2nd 2019, SCI in collaboration with ISO Center in Gjirokaster launched a new initiative titled Young Guides that aims to enrich tourist resources of Gjirokastra region through youth engagement. SCI will select 25 boys and girls who will serve as tourist guides for the municipalities and/or villages where they live. The Young Guides will have trainings in cultural heritage, communication skills and on different practices how to promote tourism. They will also create an inventory of tourist resources in Gjirokastra and based on those materials will prepare two new itineraries/trails for the tourists. This experience will be beneficial for them to increase their chances to get employed. SCI will promote the young guides in all the hotels, restaurants and other tourist spots in Gjirokaster. This project is financially funded by the Agency for the Support of Civil Society (AMSHC) and it’s a 9-month project.


US

Vulnerable groups (Roma, minorities, youth with disabilities, young women, and migration returnees) discrimination is still widespread through Albania and most efforts focus on human rights and media reporting on problematics related to this target group, by enlarging the gap between them and the society. At the same time, these individuals engage in important activities and establish a really good professional life but unfortunately their success is not widely recognized and the media rarely covers these examples. In September 2019, SCI started the implementation of US, a project that aims to create a more conducive environment for youth initiatives in Albania through the power of positive role models. SCI will select 50 young people from Tirana, Korca, Gjirokaster, Fier and Durres (unemployed young people, vulnerable groups of Roma minorities, youth with disabilities, young women, migration returnees) who will be trained in capacity building, personal development skills and how to get access to the labor market. The purpose of this project is to equip youngsters with practical skills in order to empower them to live an independent life. To raise awareness, SCI will produce 10 video messages by representatives of vulnerable communities as a way to motivate by showing positive success stories of the people coming from the same target group. This project is financially funded by GIZ Albania.


Sustainable Development

NEW GREEN

Worldwide, agriculture today is facing a big problem, it’s not appealing, especially for young people or migrant returnees. Most of the young people think that working in agriculture means a lot of effort and a very small payback. For them, this sector offers few opportunities for further career development. In October 2019, SCI took a new initiative that aims to increase the involvement of youth in agriculture sector by training them on raising their capacities to access the labor market in agriculture. It will be implemented in Tirana, Shijak, Lushnje, where fifty young people who will be selected will benefit a set of skills and knowledge related to access to employment, self-employment and also get trained on how to create a new business in agriculture. “New Green” will contribute in an increased involvement of youth in agriculture sector with upgraded capacities and skills during the course of its implementation. Twenty youngsters will be part of a one-month internship near agricultural businesses, offering them a chance to have a hands-on practice and mentoring them to be involved in the agriculture business as employees or starting their own business. This project is financially funded by GIZ Albania.


Other Activities & Collaborations

  • During September 18-22 2019, SCI brought the Balkan Girl Power exhibition to Seanema Film Festival in Ulcinj, Montenegro.
  • In October 2019, SCI was certified from USAID/Albania for the participation in the capacity development assistance program of the Accelerated Civic Development and Cooperation Project in Albania (ACDC), funded by USAID/Albania and implemented by ANTTARC. Also, ACDC experts assisted SCI to draft its first Strategic Plan.
  • The Project Coordinator of SCI, Dea Miloti attended the Academy of NGOs Program organized from Partners Albania. This is a program to enhance the skills and professional development of Albanian NGOs leaders to build effective organizations serving the public and stakeholders.
  • SCI supported for five months the psycho-social Center “Vatra” in organizing their 20th anniversary event. The event took place on November 20, 2019 with the participation of high-level representatives from central and local government institutions, foreign embassies representatives, local, national and international NGOs, etc.

For questions and suggestions, and to be included in SCI’s Newsletter distribution list, please email us at info@socialcontractinstitute.org or at socialcontractinstitute@gmail.com.

Social Contract Institute
St. “Reshit Çollaku”, building 24, floor 2, apt. 5
Tiranë, 1001
Tel: 00 355 684054440
E-mail: info@socialcontractinstitute.org/ socialcontractinstitute@gmail.com
www.socialcontractinstitute.org

en_USEnglish