Në mars të vitit 2017, Instituti për Kontratën Shoqërore në bashkëpunim me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri filloi një nismë të edukimit publik mbi Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, që synonte universitetin dhe nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë vendin. Sesioni i parë u organizua në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili do të pasohet nga seanca të tjera në universitetet publike.
Në qershor të vitit 2016, Instituti për Kontratën Shoqërore ndihmoi në organizimin dhe moderimin e dy konferencave me folës të shquar nga SHBA, Italia dhe Evropa Juglindore, përfshirë Profesorin Thomas Pogge të Yale University në SHBA. Eventet ishin pjesë e festivalit Terra Madre Balkans 2016 “Fermerët në rradhë të parë “, organizuar nga Slow Food International. Në këtë festival morën pjesë 350 delegatë nga 13 vende.
Në mars të vitit 2016, Instituti për Kontratën Shoqërore në bashkëpunim me COD në Tiranë organizoi një prezantim dhe diskutim mbi “Qëndrueshmërinë dhe të ardhmen e Qyteteve” me tre profesorë nga Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm (ISU) në Universitetin Shtetëror të Arizonës (ASU) dhe arkitektin belg, Johan Anrys, dhe me pjesëmarrjen e studentëve të arkitekturës nga universitete të ndryshme publike dhe private.
Në janar 2016, Instituti për Kontratën Shoqërore kontribuoi në moderimin e konferencës Tirana Smart City, organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Gjatë vitit 2016, Instituti për Kontratën Shoqërore ka ofruar mbështetje teknike për ekspertët e ISU të ASU-së në punën e tyre për të zhvilluar planin e zhvillimit urban të Bashkisë së Shkodrës dhe zhvillimin e një propozimi për turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri.