Ftesë

108 Views

Prezantimi i “Raportit të Monitorimit Mbi Aplikimin Dhe Ekzekutimin E Vendimeve Gjyqësore Që Përmbajnë Alternativa Dënimi Në Rrethet Gjyqësore Tropojë, Dibër, Krujë, Përmet, Pogradec, Dhe Sarandë”

I/E nderuar,

“Instituti per Kontratën Shoqërore” (SCI), ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në takimin e prezantimit të “Raportit të monitorimit mbi aplikimin dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore që përmbajnë alternativa dënimi në rrethet gjyqësore Tropojë, Dibër, Krujë, Përmet, Pogradec dhe Sarandë.

Ky dokument është përgatitur në kuadër të projektit “Përmirësimi i dhënies dhe zbatimit të dënimeve alternative” zbatuar nga Instituti për Kontratën Shoqërore në periudhën Mars 2018- Prill 2019, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Prezantimi do të realizohet ditën e martë datë 23 prill, 2019
pranë “Tirana International Hotel”, salla Metropol, ora 11:00

en_USEnglish